Njihu me Contactless

Njihu me Contactless

Pjesë e strategjisë së BKT-së është të sjellë vazhdimisht risi në biznesin e kartave. BKT jo vetëm që ecen me hapin e kohës duke ofruar teknologjitë dhe veçoritë më të fundit por është gjithmonë nje hap para. Gjithmonë mbetet në fokus shtimi i veçorive dhe shërbimeve të reja për kartat. Për të vazhduar të qenit e para dhe e vetmja në tregun Shqiptar, BKT ofron për herë të parë Kartë Krediti Contactless (Pa Kontakt).

Tani e në vazhdim kartat MasterCard Standart dhe MasterCard Gold do të jenë Contactless. Me veçorinë e re Contactless, nuk është më e nevojshme të fusni kartën në terminalin POS, por thjesht ta kaloni mbi të. Blerjet Contactless mund të kryhen vetëm në terminalet POS që kanë të integruar këtë veçori.Këto blerje përveçse pa kontakt kryhen edhe pa PIN për shuma deri në 2,000 Lekë. Për çdo blerje Contactless mbi këtë shumë duhet të vendoset PIN. Mund të kryhen deri në 5 veprime contactless. Më pas nevojitet të kryhet një veprim duke vendosur PIN dhe në këtë mënyrë rifillon përdorimi contactless.

Si mund të përdoret:

  • Hapi 1: Në momentin e blerjes shikoni nëse terminali POS është i pajisur me logon
  • Hapi 2: Mbas vendosjes së shumës mjafton të kaloni kartën tuaj pranë paisjes POS
  • Hapi 3: Prisni aprovimin dhe mund të largoheni

Pyetje të shpeshta:

1. Cfarë është një kartë Contactless?

“Contactless” është nje veçori e re që i ështe shtuar të gjithë kartave të reja të kreditit Prima të llojit MasterCard. Nëpërmjet kësaj veçorie të gjithë kartëmbajtësit deri në një shumë prej 2,000 lekësh mund të bëjnë blerje të shpejta dhe shumë të sigurta, pa qënë nevoja e vendosjes së PIN-it dhe firmosjes së faturës së POS-it.

2. Ku mund ta përdor kartën Prima MasterCard Contactless? A përdoret jashtështetit?

Karta Prima MasterCard Contactless mund të përdoret kudo mjafton të shikoni nëse terminali POS është i pajisur me logon. Nëse terminali POS nuk është i pajisur me logon blerja do të bëhet me kontakt (Chip dhe PIN). Për çdo shtet limiti i perdorimit të kartës së kreditit contactless (pa kontakt) është i paracaktuar. Në Shqipëri ky limit është 2,000 lekë. Blerje Contactless mund të kryeni në të gjithë botën në varësi të limit të caktuar nga shteti përkatës.

3. Sa i sigurtë është përdorimi Contactless?

Veprimet contactless (pa kontakt) gëzojnë të njëjtin nivel të lartë sigurie si veprimet me Chip dhe PIN.

4. A është MasterCard Contactless një kartë e re, ndryshe nga kartat e tjera te kreditit të BKT?

Contactless nuk është një kartë e re, është një vecori extra që i është shtuar të gjithë kartave të reja të kreditit Prima MasterCard te BKT.

5. Po nëse dua të bëj një blerje Contactless për diçka që kushton më shumë se 2,000 lekë?

Të gjitha blerjet mund të kryhen contactless (pa kontakt). Për shuma deri në 2,000 lekë nuk është e nevojshme vendosja e PIN-it dhe firmosjes së faturës së POS-it. Për blerje mbi 2,000 leke blerja mund te kryhet contactless por vendosja PIN është e nevojshme.

Këtu mund të aplikoni për kartë krediti BKT Prima