Pyetjet më të shpeshta

Cila është karta Prima?

Kartat PRIMA dhe PRIMA GOLD janë karta krediti MasterCard/VISA të lëshuara nga Banka Kombëtare Tregtare. Kartat Prima përdoren për blerjen e mallrave dhe shërbimeve, paradhënie cash, blerje dhe rezervime në internet 24 orë në ditë, 7 ditë të javës. Ju mund t’i përdorni ato për të kryer transaksione pa interes dhe pa komision perdorimi si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Ju mund të tërhiqni para CASH dhe të bëni pagesa me kartën tuaj, kudo që shikoni logon MasterCard/VISA.

Me kartën Prima mund të paguani me këste pa interes si dhe të fitoni bonus në çdo blerje. Nëpërmjet fushatave dhe ofertave të BKT dhe partnerëve të programit Prima eXtra përfitoni më shumë këste me 0% interes dhe më shumë eXtra bonus. Gjithashtu mund të paguani me bonusat që keni mbledhur në kartë.  

Si funksionon karta Prima?

Kjo kartë ju ofron komoditet në blerje dhe lehtësi në administrimin e shpenzimeve tuaja. Bazuar në përdorimin e kartës, një herë në muaj Banka do të lëshoje Pasqyrën mujore (statement) me informacion për shpenzimet dhe pagesën. Pasqyra Mujore do t’ju paraqesë në mënyrë të detajuar tërheqjet në cash, pagesat për mallra dhe shërbime, këstet mujore dhe bonuset e fituara, në mënyrë që ju të ndiqni saktësisht shpenzimet totale mujore dhe të monitoroni shpenzimet individuale.

Sipas kërkesës suaj, kjo kartë mund të lëshohet së bashku me karta shtesë dhe me limite të përcaktuara nga ju.

Çfarë është karta shtesë?

Për një shërbim sa më të mirë për ju dhe të afërmit tuaj, BKT mundëson pajisjen e një personi të autorizuar nga ju me një tjetër kartë krediti PRIMA. Limiti i kartës shtesë do të përcaktohet nga ju brenda limitit të kartës suaj. Ju mund të keni deri në dy karta shtesë. Kartat shtesë do të jenë të të njëjtës markë me atë kryesoren. Shpenzimet e kartës shtesë do të futen gjithashtu në pasqyrën (statement) e kartës kryesore.

Çfarë është karta dytësore?

Në varësi të përzgjedhjes suaj si dhe për të përfituar nga programet dhe fushatat që kompanitë MasterCard dhe VISA ofrojnë për kartëmbajtesit tanë, BKT ju jep mundësinë teë aplikoni për kartë dytësore e cila ndan të njëjtin limit me kartën kryesore. Nëse karta kryesore që keni është Prima MasterCard atëherë ju mund të aplikoni për kartë dytësore Prima VISA dhe anasjelltas.

Kur del pasqyra mujore?

BKT ofron dy cikle të ndryshme si më poshtë:

  • Cikli i parë - data e pasqyrës mujore është data 22* e çdo muaji ndërkohë që pagesa mund të kryhet deri në datën 01 të muajit pasardhës.
  • Cikli i dyte - data e pasqyrës mujore është data 06* e çdo muaji ndërkohë që pagesa mund të kryhet deri në datën 16 të po atij muaji.

*nëse kjo ditë është pushim, atëherë është data pasardhëse e punës.  Jeni ju ata që zgjidhni ciklin tuaj të pagesës. 

Ku dhe si mund të paguhet me këste?

Me kartat Prima mund të paguhet me këste në çdo pikë që është e pajisur me POS të BKT. Në momentin e blerjes, mund të zgjidhni krahas pagesës normale edhe opsionin e pagesës me këste. Në varësi të kësteve të ofruara mund te zgjidhni numrin e kësteve që ju  përshtatet më mirë. Llogaritja bëhet në kohë reale dhe ju njiheni me vlerën dhe numrin e kësteve menjeherë pasi merrni mandatin nga shitësi.

BKT ofron gjithashtu mundësinë e ndarjes me këste nga Dega “Internet” dhe BKT Smart edhe për pagesat e kryera nëpërmjet POS-eve të bankave të tjera brenda ose jashtë vendit, fizikisht ose online.

Sa mund të shpenzoj me kartën Prima?

Ju mund të shpenzoni çdo shumë që dëshironi pa kaluar limitin e kartës së kreditit Prima që Banka ka vendosur në dispozicionin tuaj.

Cili është numri i kësteve?

Sipas ofertave në fuqi të BKT, nga çdo POS i BKT mund të kryhen blerje me 2-3 këste me 0% interes. Tek partnerët Prima eXtra 0% do të gjeni deri në 12 këste me 0%. Në varësi të sektorit edhe nga tregtarët jo-partnerë ofrohen gjithashtu deri në 12 këste me interes.

Për pagesat e kryera nëpërmjet POS-eve të bankave te tjera, ofertat dhe numri i kësteve janë të vlefshme në degën “Internet” dhe BKT Smart.

Si mund ta ndaj me këste një veprim me kartën BKT Prima në POS e bankave të tjera?

Ndarja me këste e këtyre veprimeve mund të bëhet vetem nëpërmjet kanalit” Internet Banking”ose BKT Smart. Ndarja e këtyre veprimeve me këste mund të bëhet vetëm pasi veprimi juaj është autorizuar dhe ka mbërritur në sistemin e bankës, duke ndjekur hapat si më poshtë:

  • Hyni në Internet Banking/BKT Smart
  • Zgjidhni menu: Kartat e Kreditit
  • Zgjidhni nën menu: Ndaje me Këste

Duke zgjedhur këtë nën menu, do ju shfaqen të gjithë ofertat aktive ku mund të shihni se në cilën prej tyre do të jetë kategorizuar veprimi juaj.

Kur nuk mund të ndahet me këste një veprim me kartën BKT Prima në POS e bankave të tjera?

Nëse duke aksesuar menu Ndaje në Këste në Internet Banking ose BKT Smart nuk ka asnjë ofertë aktive atëherë veprimi juaj nuk mund të ndahet me këste. Gjithashtu veprimi juaj nuk mund te ndahet me këste edhe nëse ështe pasqyruar ne statement e kartës tuaj.

Çfarë është eXtra Bonus dhe si funksionon?

BKT në bashkëpunim me një rrjet të gjerë tregtarësh sjell për kartëmbajtësit e kartave Prima, Programine Besnikërisë Prima eXtra bonus. Nëpërmjet këtij programi fitohen deri ne 10% pikë bonus për çdo blerje dhe njëkohësisht mund të blihet me pikët e fituara në çdo një nga tregtarët partnerë.

Gjithashtu ju do të fitoni edhe 0.1% eXtra bonus për çdo blerje të bërë me kartat BKT Prima në POS e BKT

Të gjitha pikët bonus të fituara do të ruhen në kartë dhe do të jenë të vlefshme për përdorim në çdo blerje tek partnerët eXtra bonus.

Çfarë vlere ka Bonus?

1 pikë bonus është e barazvlefshme me 1 Lekë.

Ku mund ta shikoj gjëndjen e Bonus?

Bonusi i grumbulluar mund të shikohet në degën “Internet” ose BKT Smart, tek info e kartës, në pasqyrën mujore ose gjatë pagesës në POS-et e partnerëve eXtra bonus.

Ku dhe si mund të përdoret Bonus?

Pikët bonus të grumbulluar mund të përdoren vetëm tek tregtarët partnerë të këtij programi. Listën e parterëve të këtij programi e gjeni të publikuar në web. Gjatë momentit të përdorimit të kartës në këto tregtarë ju mund të zgjidhni që pagesën tuaj pjesërisht ose të plotë ta kryeni duke përdorur bonusin e grumbulluar. Nëse një blerje kryhet e plotë me pikë bonus atëherë detyrimi juaj karshi bankës është 0. Nësë një blerje kryhet pjesërisht me pikë bonus atëherë detyrimi juaj karshi bankës është diferenca midis vlerës së veprimit dhe pikëve bonus të përdorura.

Për cfarë shërben limiti i përdorimit të kartës në internet?

Limiti për përdorim në internet përcaktohet si një përqindje mbi limitin total të kartës. Ky limit nuk lejon pagesa online për shuma më të mëdha se ajo e llogaritur nga ky limit, duke ju mbrojtur në këtë mënyre nga risqet e përdorimit online të kartës. 

Si mund ta ndryshoni limitin e përdorimit të kartës në internet?

  • Nëpërmjet Degës “Internet” ose “BKT Smart” futuni tek menuja e kartës së kreditit dhe klikoni ndryshim limiti në internet. Plotësoni fushat përkatëse me limitin që dëshironi dhe ju mund ta përdorni kartën tuaj me limitin e ri që në atë moment.
  • Paraqituni pranë degës suaj të BKT-së dhe plotësoni formularin për ndryshimin e limitit në internet.

Për të qenë më të qetë dhe më të sigurt ju mund ta ndryshoni në 0 këtë limit pas çdo blerje online.

A janë te mbrojtura veprimet e mia ne Internet?

Veprimet e bëra me kartat e kreditit në internet janë të mbrojtura me shërbimin 3D Secure.

Çfarë është 3D Secure?

3D Secure është një shërbim i zhvilluar nga Visa dhe MasterCard për të rritur sigurinë e blerjeve online. Ky shërbim funksionon nëpërmjet aplikacioneve Verfied by Visa dhe Mastercard SecureCode (VbV/MSC). Nuk ka asnjë ndryshim midis tyre. Të dyja ofrojnë të njëjtën mbrojtje ndaj kartës.

A ofrohet shërbimi 3D Secure edhe për kartat Prima?

Të gjitha kartat e BKT janë të pajisura me 3D Secure, i cili ofron mbrojtje shtesë ndaj përdorimit të paautorizuar të kartës në të gjitha faqet online pjesëmarrëse në këtë shërbim.

Si funksionon dhe si mund ta marr shërbimin 3D Secure?

Kur ju të përdorni kartën tuaj në Internet në tregtarët pjesëmarrës, pasi të zgjidhni mënyrën e pagesës dhe të plotësoni të dhënat e kartës tuaj, do të shfaqet një dritare tjetër. Ndërkohë në telefonin tuaj, në numrin që keni regjistruar në bankë, do të mbërrijë kodi i sigurisë 3D, fjalë-kalim me një përdorim të cilin duhet ta vendosni në kutinë e kërkuar. Numri i telefonit të cilin keni regjistruar në bankë është shumë i rëndësishëm pasi FNP (Fjalë-kalimi me një përdorim) do të dërgohet tek ky numër.

Cilat janë përfitimet e 3D Secure?

Shërbimi 3D Secure siguron më shumë mbrojtje, pasi karta juaj verifikohet nëpërmjet këtij shërbimi gjatë blerjeve online. Ju mund të blini të qetë tek çdo faqe që ka shërbimin VbV/MSC pasi kjo siguron edhe legjitimitetin e tregtarit. Fjalëkalimi personal ju siguron se ju dhe vetëm ju e përdorni kartën tuaj për blerje në Internet. Karta juaj do të jetë më e mbrojtur dhe ju më të qetë nëse siguroheni dhe blini vetëm në faqe 3D Secure - Verified by Visa/MasterCard.

Si identifikohen në faqen e tregtarit kartat verified by Visa/MasterCard SecureCode?

Kur kryeni një pagesë online, fillimisht ju duhet si zakonisht të fusni numrin e kartës tuaj gjatë procesit të Checkout-it. Kur shërbimi Verified by Visa / MasterCard SecureCode është i aktivizuar në faqe, numri i kartës suaj njihet automatikisht dhe një dritare e BKT do t’ju shfaqet duke ju kërkuar të vendosni FNP.

Cfarë është një kartë Contactless?

‘Contactless’ është një teknologji e re e përdorur në të gjitha kartat e reja të kreditit Prima të llojit MasterCard. Nëse karta juaj është ‘contactless’ dhe POS është ‘contactless’ gjithashtu, ju mund të paguani vetëm duke e kaluar kartën sipër POS, pasi arkëtari ka futur shumën e blerjës. Për pagesa ‘contactless’ deri në 2,000 nuk është e nevojshme as vendosja e PIN-it dhe as firmosja e faturës. Në POS-e që nuk janë ‘contactless’, karta do të përdoret njëlloj si më parë, Chip & PIN ose me shirit magnetic.

Ku mund ta përdor kartën Prima MasterCard Contactless? A përdoret jashtë shtetit?

Karta Prima MasterCard Contactless mund të përdoret kudo mjafton të shikoni nëse terminali POS është i pajisur me logon icon. Nëse terminali POS nuk është i pajisur me logon  blerja do të bëhet me kontakt (Chip dhe PIN). Për çdo shtet është paracaktuar edhe një limit përdorimi i kartave contactless (pa kontakt) pa PIN për blerje më të shpejta. Në Shqipëri ky limit është 2,000 Lekëë. Blerje Contactless mund të kryeni në të gjithë botën..

Sa i sigurtë është përdorimi Contactless?

Veprimet contactless (pa kontakt) gëzojnë të njëjtin nivel të lartë sigurie si veprimet me Chip dhe PIN.

Si trajtohet një blerje Contactless mbi 2,000 Lekëë?

Për shuma deri në 2,000 Lekëë nuk është e nevojshme vendosja e PIN-it dhe firmosjes së faturës së POS-it. Për blerje mbi 2,000 Lekë blerja mund te kryhet contactless por vendosja PIN është e nevojshme.

Këtu mund të aplikoni për kartë krediti BKT Prima