Përshkrimi i produktit
Për shumë prej nesh, blerja e një pasurie rezidenciale është një nga vendimet më të rëndësishme si dhe ndonjëherë transaksioni më i madh financiar që mund të bëhet në jetë dhe që mund të ndryshojë tërësisht standardet e jetesës.
Nëpërmjet kredive hipotekore synohet të përmbushen nevojat personale të individëve për blerje, ndërtim ose rindërtim te nje prone rezidenciale, por edhe të individeve te cilet jane profesionistë të vetpunësuar te tille si: (mjek, dentist, farmacist, avokat etj) të cilët deshirojne të blejnë ose ndërtojnë ambjentet e tyre të punës apo individeve qe gjenerojne te ardhura nga punesimi dhe qe deshirojne te blejne nje njesi me qellime investimi (dhenie me qera).
Por jo të gjithë mund te blejne nje shtepi me fondet e veta!
BKT mundeson kredi per shtepi me financim 100% te vleres se kontrates se shitblerjes te prones e cila do te vendoset kolateral!
Norma fantastike interesi dhe miratim super i shpejtë.
Aplikoni pranë degëve të BKT-së dhe do të përmbushni ëndrrën për të patur dhe ju një shtëpi tuajën!
Informacion i përgjithshëm
Bankat e nivelit te dyte perdorin si norme baze te llogaritjes se interesit te kredive pergjithesisht normen e Bonos se Thesarit 1 vjecare.“Bono e Thesarit” – është një instrument i negociueshëm borxhi me maturim deri në një vit, që emetohet dhe garantohet nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë. Bonot e Thesarit emetohen në monedhë kombëtare (Lek) dhe kanë afate maturimi 3, 6 dhe 12 –mujore.
Shembull:
Norma e Bonos se Thesarit 1vjecar ne dt. 24.01.2023 eshte 4.86%
Afatet dhe Kushtet
Afatet dhe Kushtet | ||||
---|---|---|---|---|
Norma e interesit për Kredi për shtëpi /Ndërtim Shtëpie në monedhën lekë | Klientë Preferencialë | |||
Bono Thesari 1 vjecare +1.3% (e ndryshueshme çdo 12 muaj jo më pak se 3.6% pas 24 muajve të parë) |
||||
Klientë Pagamarrës në BKT | ||||
Bono Thesari 1 vjecare +1.5% (e ndryshueshme çdo 12 muaj jo më pak se 3.8% pas 24 muajve të parë) |
||||
Klientë Pagamarrës në Banka të tjera | ||||
Bono Thesari 1 vjecare +1.7% (e ndryshueshme çdo 12 muaj jo më pak se 4% pas 24 muajve të parë) |
||||
Klientë Standart | ||||
Bono Thesari 1 vjecare +2.2% (e ndryshueshme çdo 12 muaj jo më pak se 4.5% pas 24 muajve të parë) |
||||
Normat e interesit për Kredi për Blerje/Ndërtim Shtepie në monedhën Euro | Te gjithë klientët Euribor 1-vjeçar + 2% jo më pak se 5% (e ndryshueshme çdo 12 muaj) |
|||
Kredi për Blerje Shtëpie/Kolaterali (i njëjtë me objektin e kredisë) | Shuma e Kredisë/Vlerën e Tregut të Kolateralit të ofruar nga 81%-100% | |||
Norma e Interesit do të jetë 1% më e lartë mbi normën që i përket kategorisë së klientit siç është përcaktuar për (Monedhën Lekë dhe Euro) | ||||
Norma e interesit për Kredi për Blerje Dyqani/Kredi për Ndërtim Dyqani në monedhën lekë | Te gjithë klientët | |||
Bono Thesari 1 vjeçare + 2.7% (e ndryshueshme çdo 12 muaj jo më pak se 5% pas 24 muajve të parë) |
||||
Norma e interesit për Kredi për Blerje Dyqani/Kredi për Ndërtim Dyqani në monedhën Euro | Euribor 1-vjeçar + 3.5% jo më pak se 6.5% (e ndryshueshme çdo 12 muaj) | |||
Afati i kredisë | Deri në 25 vjet ose 300 muaj | |||
Shuma maksimale e kredisë | Deri në 50,000,000 Lekë (Ekuivalente ne monedhen Euro) | |||
Kriteri i Financimit Shumes se Kredise permbi Vleren e Hapur te Tregut te Prones se Ofruar si kolateral | Si kolateral mund të ofrohet pasuria që do të blihet ose ndonjë pasuri tjetër e paluajtshme që mund të pranohet si kolateral. Banka financon deri në 100% të vlerës së tregut te pasurise se ofruar si kolateral por jo me shume se cmimi i percaktuar ne kontraten e shitblerjes. | |||
Kriteri i Financimit Shume Kredie/Vleren e Hapur te Tregut te Kolateralit | ||||
Kredi per Blerje Shtepie – Kolaterali i njejte me objektin e kredise | Deri në 100% | |||
Kredi per Blerje Shtepie – Lloji i Kolateralit të ofruar (Apartament/Truall dhe Ndertesë) regjistruar në emër të klientit /bashkëkredimarrësit | 80% | |||
Kredi per Blerje Shtepie – (Kolaterali i ndryshem nga objekti i kredise) | 75% | |||
Kredi per Ndertim Shtepie | 75% | |||
Kredi per Blerje / Ndertim Dyqani | ||||
Për llojin e kolateralit Tokë Bujqësore shuma e vlerës së kredisë nuk mund të jetë më e madhe se 50%. |
Klientet mund të zgjedhin ose jo sigurimin e jetës ose të pranojnë normë me të lartë interesi. Në rast se klienti zgjedh të mos bëjë sigurimin e jetës, opsionet jane:
Nëqoftese klienti është deri në 45 vjec, norma e interesit do të jetë 0.5 % më e lartë
Nëqoftëse klienti është mbi 45 vjec, norma e interesit do të jetë 1 % më e lartë
Ju lutem shkarkoni dokumentacionin përkatës për Kredi për Shtëpi/Dyqan
Ju lutem shkarkoni Fletën e Standardizuar të Informacionit Parakontraktor.