Kredi Niveli Zero

Përshkrimi i produktit:

Financimi nëpërmjet produktit "Zero Level" bën të mundur që individët të financohen për një pronë, bazuar në marrëveshjen që banka ka me një shoqëri ndërtimi, pa qënë i nevojshëm ofrimi i një pasurie si kolateral nga ana e individit (përjashtuar raste të veçanta). Si garanci mund të vendoset shtëpia që do të blihet dhe që është ende e pahipotekuar. Në këtë mënyrë ju mund të përfitoni një apartament të ri edhe pa qënë pronarë të një prone ekzistuese.

Informacion i përgjithshëm

Bankat e nivelit te dyte perdorin si norme baze te llogaritjes se interesit te kredive pergjithesisht  normen e Bonos se Thesarit 1 vjecare.

“Bono e Thesarit” – është një instrument i negociueshëm borxhi me maturim deri në një vit, që emetohet dhe garantohet nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë. Bonot e Thesarit emetohen në monedhë  kombëtare  (Lek) dhe kanë afate maturimi 3, 6 dhe 12 –mujore.

Shembull:

Norma e Bonos se Thesarit 1vjecar ne dt. 31.03.2017 eshte 2.15%

Afatet dhe Kushtet    

Normat e interesit per Kredi per Blerje/Ndertim Shtepie

 

 

Kredi per Blerje/Ndertim Shtepie +1.5% (e ndryshueshme çdo 12 muaj)
(jo me pak se minimumi perkates sipas kategorive per kredite hipotekore +1.5% pas 24 muajve te pare)

 

 

 

Afati i kredise

Deri ne 25 vjet ose 300 muaj

 

Shuma maksimale e kredise

Banka financon 60 % e vlerës (çmimi i shitjes) së pasurisë dhe jo më shumë se një vlerë e paracaktuar në kontratën e nënshkruar mes bankës dhe kompanisë së ndërtimit.

 

Marzhi i mbulimit

Si garanci mund të vendoset pasuria që do të blihet me njërën nga kompanitë dhe që është ende e pahipotekuar. Çmimi i shitjes (bazuar në kontratën e sipërmarrjes/porosisë) do të shërbejë si vlera e mbulimit të kësaj kredie. Në çdo rast çmimi i shitjes së pasurisë do të jetë minimumi 167% e vlerës së kredisë së akorduar.

 

 

 

 

*Klientet mund te zgjedhin ose jo sigurimin e jetes ose te pranojne norme me te larte interesi. Ne rast se klienti zgjedh te mos beje sigurimin e jetes, opsionet jane:

 

Neqoftese klienti eshte deri ne 45 vjec, norma e interesit do te jete 0.5 % me e larte

 

Neqoftese klienti eshte mbi 45 vjec, norma e interesit do te jete 1 % me e larte

 

*Klientët mund të zgjedhin ose jo sigurimin e jetës ose të pranojnë normë më të lartë interesi. Në rast se klienti zgjedh të mos bëjë sigurimin e jetës, opsionët janë:

Nëqoftëse klienti është deri në 45 vjeç, norma e interesit do të jetë 0.5 % më e lartë

Nëqoftëse klienti është mbi 45 vjeç, norma e interesit do të jetë 1 % më e lartë

Ju lutem shkarkoni dokumentacionin përkatës për kredi nivel zero

Ju lutem shkarkoni fleten e standardizuar të informacionit parakontraktor

APLIKO TANI