Përshkrimi i produktit
Blerja e një pasurie rezidenciale është një nga vendimet më të rëndësishme financiare në jetën e çdo individi, shpeshherë edhe transaksioni më i madh që ndikon drejtpërdrejt në standardin e jetesës. Për të përmbushur këtë nevojë, kreditë hipotekore ofrojnë mundësinë për blerje, ndërtim ose rindërtim të një prone rezidenciale.
Jo të gjithë kanë mundësi ta realizojnë këtë investim me fondet e tyre personale. Për këtë arsye, BKT ofron kredi për blerje banese me financim deri në 85% të vlerës së investimit, duke kombinuar:
- Norma konkurruese interesi
- Proces miratimi të shpejtë dhe efikas
Aplikoni pranë degëve të BKT dhe bëni realitet ëndrrën për të pasur shtëpinë tuaj!
Informacion i përgjithshëm
Bankat e nivelit të dytë përdorin si normë bazë të llogaritjes së interesit të kredive përgjithësisht normën e Bonos së Thesarit 1 vjecare për kreditë ne monedhë Lekë ndersa si norme baze te llogaritjes se kredive ne monedhen EURO perdorin normen e Euriborit 1 vjecar.“Bono e Thesarit” - është një instrument i negociueshëm borxhi me maturim deri në një vit, që emetohet dhe garantohet nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë.
Bonot e Thesarit emetohen në monedhën kombëtare (Lek) dhe kanë afate maturimi 3, 6 dhe 12 –mujore. Rezultatet për ankandin e bonove të thesarit shpallen në të njëjtën ditë të organizimit të tij dhe publikohen në faqen e internetit të Bankës së Shqipërisë në adresën: www.bankofalbania.org.
“Euribor, ose Norma e Ofertës Ndërbankare Euro”, është një normë reference e publikuar nga Instituti Evropian i Tregjeve të Parave, bazuar në normat mesatare të interesit në të cilat bankat e Eurozonës ofrojnë të huazojnë fonde për bankat e tjera në tregun ndërbankar. Informacioni në lidhje me interesat e euriborit është i publikuar në adresën https://www.euribor-rates.eu/ecb-refinancing-rate.asp.
Shembull:
Norma e Bonos se Thesarit 1vjecar ne datë 31.10.2025 është 2.5%
Norma e Eurborit 1 vjecar në date 31.10.2025 është 2.19%
Afatet dhe Kushtet
Në monedhën Lekë:
Në monedhën Euro:
| Lloji i produktit | Kriteri i Financimit (Vlerë Kredie/ Vlerën e Investimit) |
LTV (Vlerë Kredie/OMV) |
Formula e normës së interesit |
|---|---|---|---|
Kredi për Blerje Shtëpie |
Nëse vlera e pronës në kontratën e shitblerjes është më e ulet se vlera e pronës së ofruar si kolateral, duhet të jetë: • Deri në 85% për Blerës për herë te pare • Deri në 80% për Blerës për herë të dytë |
Blerës për herë të parë deri në 85% Blerës për herë të dytë ose për të dhënë me qera deri në 80% Për kolateral të llojit Dyqan, LTV duhet të jetë deri në 75% |
Klientë Pagamarrës: 2.5% fiks për vitin e parë, më pas Bono Thesari 1 vjecare +1.5% jo më pak se 2.5% (e ndryshueshme çdo 12 muaj) Klientë të tjerë: 3% fiks për vitin e parë, me pas Bono Thesari 1 vjecare +2% jo me pak se 3% (e ndryshueshme çdo 12 muaj) |
| Kredi për Ndërtim Shtëpie | Jo më e lartë se vlera e investimit |
Në monedhën Euro:
| Lloji i produktit | Kriteri i Financimit (Vlerë Kredie/ Vlerën e Investimit) |
LTV (Vlerë Kredie/OMV) |
Formula e normës së interesit në monedhën |
|---|---|---|---|
Kredi për Blerje Shtëpie |
Nëse vlera e pronës në kontratën e shitblerjes është më e ulet se vlera e pronës së ofruar si kolateral, duhet të jetë: • Deri në 75% për Blerës për herë te pare • Deri në 70% për Blerës për herë të dytë |
Blerës për herë të parë deri në 75% Blerës për herë të dytë ose për të dhënë me qera deri në 70% Për kolateral të llojit Dyqan, LTV duhet të jetë deri në 75% |
Klientë Pagamarrës: 3% fiks për vitin e parë, më pas Euribor 1 vjecar + 2.5% jo më pak se 3.5% (e ndryshueshme çdo 12 muaj) Klientë të tjerë: 3.5% fiks për vitin e parë, më pas Euribor 1 vjecar + 3% jo më pak se 4% (e ndryshueshme çdo 12 muaj) |
| Kredi për Ndërtim Shtëpie | Jo më e lartë se vlera e investimit |
| Afati i kredisë | Deri në 25 vjet për Monedhën Lekë dhe Euro |
| Shuma maksimale e kredisë | Deri në 50,000,000 Lekë / EUR 500,000 |
| Komisioni i Disbursimit të Kredisë | 1% e shumës së kredisë 0% per blerje kredie nga banka te tjera |
Nëqoftëse klienti është deri në moshën 45 vjec, norma e interesit do të jetë 0.5 % më e lartë.
Nëqoftëse klienti është mbi moshën 45 vjec, norma e interesit do të jetë 1 % më e lartë.
Ju lutem shkarkoni dokumentacionin përkatës për Kredi për Blerje/ Ndërtim Shtepie.
Ju lutem shkarkoni Informacionin e Standartizuar Parakontraktor.