Përshkrimi i produktit
Kredia hipotekore e dedikuar për shtetasit e Republikës së Kosovës synon të mbështesë nevojat personale dhe profesionale të kësaj kategorie klientësh për blerjen e pasurive të paluajtshme në territorin e Republikës së Shqipërisë. Produkti është i aksesueshëm si për shtetasit Kosovarë që janë të vendosur dhe të punësuar në Shqipëri, ashtu edhe për ata që jetojnë dhe punojnë në Kosovë, duke ofruar mundësi financimi të përshtatura për të dyja grupet.Ky produkt synon te mbuloje sa me mire nevojat kryesore te individeve te cilat perfshijne:
• Blejren e nje prone rezidenciale per perdorim individual ose per qendrim afatgjate.
• Blerjen e ambienteve profesionale nga individë të vetëpunësuar, si mjekë, dentistë, farmacistë, avokatë dhe profesionistë të tjerë që synojnë të zhvillojnë aktivitetin e tyre në një pronë në zotërim të tyre;
• Blerjen e njësive me qëllime investimi, përfshirë pasuri të destinuara për dhënie me qira nga individë që realizojnë të ardhura të qëndrueshme nga punësimi.
Informacion i përgjithshëm
Bankat e nivelit të dytë përdorin si normë bazë të llogaritjes së interesit të kredive përgjithësisht normën e Bonos së Thesarit 1 vjecare për kreditë ne monedhë Lekë ndersa si norme baze te llogaritjes se kredive ne monedhen EURO perdorin normen e Euriborit 1 vjecar.“Bono e Thesarit” - është një instrument i negociueshëm borxhi me maturim deri në një vit, që emetohet dhe garantohet nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë.
Bonot e Thesarit emetohen në monedhën kombëtare (Lek) dhe kanë afate maturimi 3, 6 dhe 12 –mujore. Rezultatet për ankandin e bonove të thesarit shpallen në të njëjtën ditë të organizimit të tij dhe publikohen në faqen e internetit të Bankës së Shqipërisë në adresën: www.bankofalbania.org.
“Euribor, ose Norma e Ofertës Ndërbankare Euro”, është një normë reference e publikuar nga Instituti Evropian i Tregjeve të Parave, bazuar në normat mesatare të interesit në të cilat bankat e Eurozonës ofrojnë të huazojnë fonde për bankat e tjera në tregun ndërbankar. Informacioni në lidhje me interesat e euriborit është i publikuar në adresën https://www.euribor-rates.eu/ecb-refinancing-rate.asp.
Shembull:
Norma e Bonos se Thesarit 1vjecar ne datë 31.10.2025 është 2.5%
Norma e Eurborit 1 vjecar në date 31.10.2025 është 2.19%
Afatet dhe Kushtet
Ne monedhen Lekë:
| Produkte Individuale të Kolateralizuara | Norma e Interesit | Kriteri i Financimit (Vlerë Kredie/ Vlerën e Investimit) |
LTV (Vlere Kredie/OMV) |
|---|---|---|---|
| Kredi për Blerje Shtepie | 3.5% fiks për vitin e parë, me pas Bono Thesari 1 vjecare +2.5% jo me pak se 3.5% (e ndryshueshme çdo 12 muaj) |
Deri ne 70% |
Deri ne 70% |
| Kredi për Blerje Dyqani | 4% fiks për vitin e pare, me pas Bono Thesari 1 vjecare +3% jo me pak se 4% (e ndryshueshme çdo 12 muaj) |
Ne monedhen Euro:
| Produkte Individuale të Kolateralizuara | Norma e Interesit | Kriteri i Financimit (Vlerë Kredie/ Vlerën e Investimit) |
LTV (Vlere Kredie/OMV) |
|---|---|---|---|
| Kredi për Blerje Shtepie | 3.5% fiks për vitin e parë, më pas Euribor 1 vjecar + 3% jo më pak se 4% (e ndryshueshme çdo 12 muaj) | Deri ne 65% |
Deri ne 65% |
| Kredi për Blerje Dyqani | 4% fiks për vitin e parë, më pas Euribor 1 vjecar + 3.5 % jo më pak se 4.5% (e ndryshueshme çdo 12 muaj) |
| Afati i kredisë | Deri në 20 vjet |
| Shuma minimale e kredise Shuma maksimale e kredisë |
Nga 500,000 Leke/5000 EUR Deri në 50,000,000 Lekë / 500,000 Euro |
| Dorezania | Dorezanes në Shqipëri jo më shumë se 60-vjeç në momentin e aplikimit të kredisë. |
| Komisioni i Disbursimit të Kredisë | 1% e shumës së kredisë 0% për blerje kredie nga banka të tjera ne Shqipëri |
Nëqoftëse klienti është deri në moshën 45 vjec, norma e interesit do të jetë 0.5 % më e lartë.
Nëqoftëse klienti është mbi moshën 45 vjec, norma e interesit do të jetë 1 % më e lartë.
Ju lutem shkarkoni dokumentacionin përkatës për Kredi Hipotekore per Shtetas të Kosovës.
Ju lutem shkarkoni Informacionin e Standartizuar Parakontraktor.
Kujdes! Marrja e nje kredie ka kosto. Informohuni mirë para se të vendosni.
