Përshkrimi i produktit
Kreditë hipotekore përdoren për të përmbushur nevojat personale të individëve, për të blerë, ndërtuar ose përmirësuar një shtëpi. Nga ky produkt mund të përfitojnë jo vetëm individët por edhe profesionistët e vetëpunësuar (mjekë, dentist, farmacist, avokatë etj.) që duan të blejnë ose ndërtojnë ambientet e tyre të punës, ose Individë që gjenerojnë të ardhura nga punësimi dhe që duan të blejnë një njësi për qëllime investimi (qira). Rifinancime të dhëna për qëllimet e sipërpërmendura nga banka të tjera.
Kredi për Blerje Shtëpie/ Kredi për Ndërtim ShtëpieKredi për Blerje Dyqani/ Kredi për Ndërtim Dyqani
Financimi mund të arrijë deri në 80% të vlerës së tregut të pasurisë së ofruar si kolateral, por jo më shumë se 80% e çmimit të përcaktuar në kontratën e shitblerjes.
Informacion i përgjithshëm
Bankat e nivelit të dytë përdorin si normë bazë të llogaritjes së interesit të kredive përgjithësisht normën e Bonos së Thesarit 1 vjecare për kreditë ne monedhë Lekë ndersa si norme baze te llogaritjes se kredive ne monedhen EURO perdorin normen e Euriborit 1 vjecar.
“Bono e Thesarit” - është një instrument i negociueshëm borxhi me maturim deri në një vit, që emetohet dhe garantohet nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë.
Bonot e Thesarit emetohen në monedhën kombëtare (Lek) dhe kanë afate maturimi 3, 6 dhe 12 –mujore. Rezultatet për ankandin e bonove të thesarit shpallen në të njëjtën ditë të organizimit të tij dhe publikohen në faqen e internetit të Bankës së Shqipërisë në adresën: www.bankofalbania.org.
Shembull:
Norma e Bonos se Thesarit 1-vjeçar ne datë 31.10.2025 është 2.5%
Afatet dhe Kushtet
Norma e Interesit te Kredise| Lloji i produktit | Kategoria e Klientit |
|---|---|
| Kredi për Blerje/Ndertim Shtëpie | Klientë Pagamarrës: 4% fikse për vitin e parë më pas Bono Thesari 1 Vjeçare +2% jo me pak se 4% (e ndryshueshme çdo 12 muaj) Klientë të tjerë: 4.5% fikse për vitin e parë më pas Bono Thesari 1 Vjeçare +2.5% jo me pak se 4.5% (e ndryshueshme çdo 12 muaj) |
| Kredi për Blerje/Ndertim Dyqani | Klientë Pagamarrës: 4.5% fikse për vitin e parë më pas Bono Thesari 1 Vjeçare +2.5% jo me pak se 4.5% (e ndryshueshme çdo 12 muaj) Klientë të tjerë: 5% fikse për vitin e parë më pas Bono Thesari 1 Vjeçare +3% jo me pak se 5% (e ndryshueshme çdo 12 muaj) |
| Kriteri i Financimit (Vlerë Kredie/ Vlerën e Investimit): | LTV (Vlerë Kredie/OMV) | |
|---|---|---|
| Kredi për Blerje/Ndërtim Shtëpie | Deri ne 80% | Deri ne 80% |
| Kredi për Blerje/Ndërtim Shtëpie | Deri ne 80% | Deri ne 75% |
| Deri ne 25 Vjet | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
| Afati i kredisë |
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
| Monedha | Lekë | |||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
| Shuma maksimale e kredisë | Deri në 50,000,000 Lekë | |||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
| Komision parapagimi | 0% për likuidim pjesor dhe total te kredisë. Likuidimi pjesor në sistem bëhet vetëm në datë kësti. | |||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
| Komisioni i disbursimit | •1% •0% per kreditë e transferuara nga bankat e tjera. |
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Nëqoftëse klienti është deri në moshën 45 vjec, norma e interesit do të jetë 0.5 % më e lartë.
Nëqoftëse klienti është mbi moshën 45 vjec, norma e interesit do të jetë 1 % më e lartë.
Ju lutem shkarkoni dokumentacionin përkatës për Kredi Hipotekore Vetëm Interes.
Ju lutem shkarkoni Informacionin e Standartizuar Parakontraktor.