Kredia Flexi Hipotekore

Kredia Flexi Hipotekore

Kur merrni një Kredi Hipotekore, gjatë kohëzgjatjes së kredisë, kredimarrësi përballet me ndryshime periodike të normave të interesit (si pasojë e ndryshimit të normave të Bonos së thesarit), duke përballuar kështu pagesa të ndryshme çdo vit. Shpesh herë, këto ndryshime krijojnë situata financiare të pakëndshme kur ka rritje të normave të interesit të Bonos së thesarit dhe për të ndihmuar kredimarrësit në këtë proces, BKT ofron një produkt hipotekor alternativ siç është Kredia Flexi Hipotekore.

Ky produkt i jep kredimarrësit mundësinë që të përcaktojë këstin mujor që në vitin e parë të kredisë, dhe më pas ta mbajë atë të pandryshuar gjatë gjithë maturitetit të kredisë. Në varësi të ndryshimeve të normave të interesit të Bonos së thesarit, do të ndryshojë maturiteti i kredisë çdo vit, në mënyrë që kësti i kredisë të qëndrojë i njëjtë.

Shembull 1:  Rritja e Bonos së Thesarit me 0.5%  Klientët individl standart - Bono Thesari 1 Vjeçar +2.2%
  Norma e Interesit Vlera e Kredisë Kësti Mujor Maturiteti (muaj)
Viti 1 4.35% ALL 5,000,000 ALL 44,631 144
Viti 2 4.85% ALL 4,675,508 ALL 44,631 149*

* Për të mbajtur këstin mujor të njëjtë, afati i kredisë do të rritet deri në 149 muaj nga data e disbursimit. Këstet mund të kenë një ndryshim minimal si pasojë e maturitetit të ri, por do të jenë të limituara.

** Nëse normat e Bonos së thesarit do të rriten në mënyrë drastike, Banka do të rrisë maturitetin e kredisë deri në afatin maksimal për të ofruar këstin më të vogël për të mbrojtur klientin, ndërsa mbi afatin maksimal të kredisë, kësti mujor mund të rritet. 

Shembull 2:  Ulja e Bonos së Thesarit me 0.5% 

Klientët individual standart BTH +2.2%
 

 

 

 

  Norma e Interesit Vlera e Kredisë Kësti Mujor Maturiteti (muaj)

Viti 1

4.35%

ALL 5,000,000

 ALL 44,631

144

Viti 2

3.85%

ALL 4,675,508

 ALL 44,597

140*

* Për të mbajtur këstin mujor të njëjtë, afati i kredisë do të ulet deri në 140 muaj nga data e disbursimit. 

     
   
   

 

Normat e interesit për Kredi për Blerje/Ndërtim Shtëpie në monedhën lekë 

Klient Preferencial: 

Bono Thesari 1 Vjecar + 1.3 % (e ndryshueshme çdo 12 muaj, jo më pak se 2.8 %)

 

Klient Pagamarrës në BKT: 

Bono Thesari 1 Vjeçare + 1.5 % (e ndryshueshme çdo 12 muaj, jo më pak se 3 %)

 

Klient Pagamarrës në çdo bankë: 

Bono Thesari 1 Vjecar + 1.7 % (e ndryshueshme çdo 12 muaj, jo më pak se 3.2%)

 

Klient individual standart:  

Bono Thesari 1 Vjecar + 2.2% (e ndryshueshme çdo 12 muaj, jo më pak se 3.7%)

Normat e interesit për Kredi për Blerje/Ndërtim Shtëpie   në  monedhën Euro  

Për kolateral të njejtë me objektin e kredisë:

Euribor 1 Vjecar +3.75% (e ndryshueshme çdo 12 muaj, jo më pak se 3.75%) 

Për kolateral të ndryshëm nga objekti i kredisë:

Euribor 1 Vjecar +4% (e ndryshueshme cdo 12 muaj, jo më pak se 4%) 

Afati i kredisë

12 vjet nga data e disbursimit, e ndryshueshme deri në 25 vjet për Monedhen lekë sipas luhatshmerisë së Bonos së Thesarit 1 vjecar.                                                                          

12 vjet nga data e disbursimit, e ndryshueshme deri në 20 vjet për Monedhen Euro sipas luhatshmërisë së Euribor 1 Vjecar. 

Shuma maksimale e kredisë

50,000,000 lekë/ 400,000 EUR

Marzhi i mbulimit

Si kolateral mund të ofrohet pasuria që do të blihet ose ndonjë pasuri tjetër e paluajtshme që mund të pranohet si kolateral. Në çdo rast, vlera e likuidimit të menjëhershëm duhet të jetë minimalisht sa 120% i vlerës së kredisë.   

*Kredia mund të akordohet në monedhën EURO vetëm për ato raste kur vlera e investimit do të jetë më e madhe ose e barabartë me 70,000 Euro.

*Klientët mund të zgjedhin ose jo sigurimin e jetës ose të pranojnë normë më të lartë interesi. Në rast se klienti zgjedh të mos bëjë sigurimin e jetës, opsionet jane:

Në qoftë se klienti eshte deri në 45 vjeç, norma e interesit do të jetë 0.5 % më e lartë

Në qoftë se klienti është mbi 45 vjeç, norma e interesit do të jetë 1 % më e lartë

 Ju lutem shkarkoni fletën e standardizuar të informacionit parakontraktor.

 

APLIKO TANI