Pagesa Automatike Fature

Pagesa Automatike Fature

BKT ka marrëveshje dhe ofron këtë shërbim për ALBtelecom, Telekom, OSHEE, UKT, UKD, UKKO, UKV, Vodafone & DigitAlb (me keste).

Në vend që të paguani fatura çdo muaj, ju mund të autorizoni bankën ta bëjë këtë për ju, nëpërmjet debitimit direkt. 
Mjafton të paraqiteni një herë të vetme në një nga degët e BKT ose të hyni në degën “Internet” nga ku mund të autorizoni debitim direkt për faturat që dëshironi. Për këtë shërbim BKT ju ofron mundësi:

  • të zgjidhni vetë datën e pagesës
  • të vendosni një limit maksimal
  • të vendosni afat për sa kohë doni të zgjasë shërbimi
  • të njoftoheni me e-mail për kryerjen e pagesës
  • etj.

Si në rastin kur nuk keni para të mjaftueshme në llogari, ashtu edhe në rastin kur detyrimi i faturës suaj mbërrin me vonesë në bankë, debitimi direkt do të shtyhet në ditën në vijim, deri në afatin e fundit të pagesës për Operatorin:
31* për ALBtelecom, OSHEE, ALBtelecom & UKD 
28* për  UKT & UKKO
20* për Telekom
3(e muajit pasardhes)Vodafone

nëse kjo datë është pushim, afati i fundit do të jetë dita paraardhëse e punës

Për DigitAlb detyrimi që shlyhet është parapagesë e këstit të muajit në vijim

Avantazhet:

  • Kurseni kohën tuaj,
  • Kryeni pagesat në kohë dhe pa vonesa,
  • Evitoni rradhët e gjata në sportele,
  • Shpëtoni nga stresi i faturave për t’u paguar,
  • Jo më kamat-vonesa,
  • Mbaroni punë një herë e mirë,
  • Dhe, në çdo kohë keni të drejtë të kërkoni ndërprerjen e këtij shërbimi.