Pagesa Shkollimi

Pagesa e Tarifave të Universitetit

Nëpërmjet Degës “Internet” dhe BKT Smart mund të kryeni në çdo moment pagesat e tarifave të shkollës për Universitetet Publike me 0 lekë komision, si:

  • Tarifë Shkollimi (Master Professional, Master Shkencor, Bachelor, Specializim)
  • Tarifë regjistrimi (Bachelor, Transferim Studimi, Viti shkollor)
  • Tarifë Konkursi
  • Tarifë Aplikimi
  • Tarifë për dokumenta (Libreza & Diploma, Listë Notash, Vërtetim Studenti, Tërheqje Diplome, Tërheqje Kopje Diplome, Program Studimi)
  • Tarifa të tjera (Vërtetim Studenti, Vërtetim Diplome, Karton Diplome, Karton Kopje Diplome, Kurs Pasuniversitar, Çertifikatë Notash, Listë Notash, Program Mësimor, Transferim Studimesh, Librezë Praktikash)

Nëse jeni regjistruar dhe jeni përdorues të BKT Dega “Internet”ose BKT Smart, nga menuja Pagesat/Edukimi, duke zgjedhur universitetin dhe tarifën qe doni të paguani, të vendosni emrin, mbiemrin dhe numrin personal të identifikimit të studentit mund të kryeni pagesën që dëshironi.

Pagesa për tarifat e shkollës ofrohet edhe nga çdo degë e BKT me paraqitjen e Faturës për Arkëtim. Në këtë rast pagesa kryhet përkundrejt komisionit sipas kushteve të punës në fuqi.