Pagesat ndaj thesarit

PAGESAT NDAJ INSTITUCIONEVE BUXHETORE

Për të përmbushur nevojat bankare ditore të kilentëve, BKT ofron shumë lehtësi në shërbimet e pagesave. Ju mund të kryeni pagesat ndaj Institucioneve Buxhetore në të gjitha degët e BKT-së por për të kursyer kohë dhe para, ju kēshillojmë të përdorni Dega Internet.

Për shembull, ju mund të vazhdoni të bëni punët tuaja në zyrën tuaj dhe të paguani detyrimin ndaj Institucioneve Buxhetore përmes Dega Internet, me 0 lekë komision.

Nëse jeni regjistruar dhe jeni përdorues të BKT Dega “Internet”, nga menuja Pagesat/Tatim- Taksa/ Pagesa ndaj Thesarit, mjafton të vendosni numrin kodin e istitucionit për të cilin do të kryeni pagesën, kodin e llogarisë ekonomike dhe shumën e pagesës. Ju mund të shijoni lehtësinë e veprimeve bankare duke eksploruar shërbimet online të kanaleve digjtale të BKT-së.

Pagesa ndaj Institucioneve Buxhetore në degët e BKT kryhet përkundrejt komisionit sipas kushteve të punës në fuqi.