Taksat vjetore të automjeteve
BKT, në bashkëpunim me e-Albania dhe DPSHTRR, sjell një shërbim inovativ që u mundëson qytetarëve dhe bizneseve të kryejnë në mënyrë tërësisht elektronike pagesën e taksës vjetore të mjeteve të përdorura dhe mjeteve të luksit.
Procesi është i thjeshtë dhe praktik:
- Klienti hyn në portalin e-Albania dhe gjeneron urdhërpagesën për detyrimin.
- Pagesa kryhet menjëherë online përmes BKT Smart, E-Banking
- Pas përfundimit të pagesës, sistemi e transmeton automatikisht informacionin dhe klienti e gjen pullën e taksës të gatshme në menunë “Dokumentet e mia” në e-Albania. (kliko këtu për të parë shembullin e një pulle takse)
Ky shërbim eliminon nevojën për paraqitje fizike në sportele , kursen kohë dhe ofron një eksperiencë moderne, të shpejtë dhe të sigurt për çdo përdorues.